Maradona: Me Moratin, do zgjidhja Interin

by Mimoza A on 14/01/09 at 1:23 pm

Hoze Murinjo dhe Di ego Armando Maradona janë takuar dje në kompleksin stërvitor të Interit dhe janë dukur si dy miq të vjetër. Trajneri i Argjentinës, i shoqëruar nga tre bashkëpunëtorë të tij, ka folur gjatë me teknikun portugez. Murinjo i ka dhuruar argjentinasit një bluzë, ndërsa i ka kërkuar atij një autograf për djalin. Përpara se të largohej nga Apiano Xhentile, Maradona ka dhënë edhe një intervistë për Inter Channel. “Para se gjithash falënderoj Masimo Moratin, që në Itali është padyshim presidenti im. Është një njeriu që e ka çuar lart Interin, ndërsa në verë mori edhe Murinjon, që mendoj se do ta merrja edhe unë nëse do të isha presidenti i një klubi. Ishte blerja më e mirë e mundshme, ia thashë këtë edhe Moratit kur e takova. Hoze ka gjithçka, di të flasë me lojtarët, me shtypin, në dhomat e zhveshjes, është më i miri”, tha Maradona. Por, respekti më i veçantë është ruajtur për presidentin Morati. “Me gjithë respektin që kam për tifozët napoletanë, që kanë qenë dhe janë në zemrën time, besoj se me Moratin president do të kisha shkuar tek Interi”. Më mirë jeta si futbollist apo si trajner? “Për mua, të stërvis nuk është problem. Askush nuk mund të harrojë historinë time, ta fshijë atë”, përfundoi Diego.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login