Man UTD, Karlos Tevez drejt largimit
by admin on 05/01/09 at 5:57 pm
E ardhmja e Karlos Tevez te Mançester Junajted është e pasigurt. Trajneri Sër Aleks Ferguson pohoi se argjentinasi mund të largohet nga “Olld Traford” pasi tashmë e ka humbur vendin në formacionin titullar. Shkak është bërë blerja e bullgarit Dimitar Berbatov, i cili u afrua me shumë bujë nga Totenhemi. Edhe pse gjatë sezonit të kaluar ndihmoi ekipin të triumfonte në kampionat dhe Champions, sulmuesi ka luajtur vetëm tetë ndeshje si titullar, duke realizuar dy gola. Huazimi i Tevez te “Djajtë e Kuq” po përfundon dhe klubi duket se nuk ka ndërmend të paguajë 35 milionë euro për blerjen e kartonit të tij. Gjithashtu, flitet se ka pasur mjaft mosmarrëveshje rreth rrogës që pretendon lojtari. Kjo është hera e parë që Ferguson pohon se argjentinasi mund të largohet, ku destinacionet më të mundshme janë Reali i Madridit dhe Mançester Siti. “Ne do të tentojmë të gjejmë akordin. Nuk mund të bëjmë asgjë më shumë”, pohoi tekniku skocez për “Daily Star”. “Nëse lojtari qëndron, në rregull. Por nëse ai largohet, duhet të shohim përpara. Do të ishte një humbje për Junajted, por kështu e ka jeta. Karlos dëshiron të qëndrojë, ai ndihet i lumtur. Madje, këtë ia ka bërë të qartë edhe shokëve të skuadrës”.
Leave a Comment