Luçiano Moxhi: ‘Calciopoli‘, e vërteta do dalë në shesh
by admin on 10/01/09 at 3:23 pm
Ish-drejtuesi i Juventusit, Luçiano Moxhi, paralajmëroi se shumë shpejt e vërteta e “Calciopolit” në Serinë A do të zbulohet dhe ky mund të jetë një lajm i keq për disa presidentë klubesh me peshë në Itali. Ai beson se skandali “GEA” detyroi trajnerin Marçelo Lipi të largohej nga drejtimi i kombëtares, pasi i shpalli “axurrët” kampionë të botës. Moxhi i shpëtoi burgut (sepse ngjarjet kanë ndodhur përpara hartimit të ligjit në maj 2006), e tashmë po ndërton një “sistem”, me të cilin kërkon të pastrojmë emrin e tij dhe të hakmerret ndaj atyre që ishin shkaktarët e vërtetë të skandalit. “U dënuam pak? Vendimi është i rrezikshëm e absurd dhe do ta apelojmë, tha Moxhi. Në Napoli do të shohim gjëra të bukura rreth ‘Calciopolit‘. Po ecim drejt së vërtetës dhe çdo president klubi në Itali duhet të jetë i kujdesshëm, sepse të gjithë ata mund të akuzohen për dhunë”.
Leave a Comment