Lube Boshkovski, konfirmon kandidimin per president

by on 11/01/09 at 10:25 am

Ish-ministri i brendshëm maqedonas Lube Boshkovski deklaroi se do të hedhë kandidaturën për president të ardhshëm të Maqedonisë.

“Pas shpalljes zyrtare të zgjedhjeve nga ana e kryetarit të Parlamentit, më lejoni t`i përgjigjem kërkesës së popullit të Maqedonisë dhe pyetjes që më ishte parashtruar më shpesh, se unë do të kandidohem për president”, deklaroi Boshkovski, duke konfirmuar se do të kandidohet në zgjedhjet e 22 marsit. Ai ka deklaruar se pret mbështetjen e popullit të Maqedonisë në këto zgjedhje.
Boshkovski u lirua vitin e kaluar nga Gjykata e Hagës pasi u shpall i pafajshëm lidhur me akuzën e ngritur ndaj tij për krime lufte për vrasjen e civilëve shqiptarë në fshatin Luboten të Shkupit në mars të vitit 2001 gjatë konfliktit të armatosur në Maqedoni.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login