LSI I KËRKON QEVERISË TË JETË MË REALISTE NDAJ PROBLEMEVE QË KA VENDI
by DashiC on 16/01/09 at 5:44 pm
Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar nga qeveria të jetë më me këmbë në tokë dhe dhe të shohë në sy problemet e mëdha që ka dhe me të cilat përballet vendi.
Nënkryetari i LSI, Pëllumb Xhufi, u shpreh të premten në një konferencë për shtyp, se “në këtë vit sfide të madhe, siç është viti 2009, qeveria duhet të zbresë me këmbë në tokë dhe të shohë në sy problemet e mëdha që ka dhe me të cilat përballet vendi”.
Sipas tij, “Qeveria është tërësisht e papërgatitur dhe e pamotivuar për t’u përballuar me krizën finaciare, dhe se buxheti i vitit 2009, nuk parashikon asnjë fond të veçantë emergjence për t’u përballur me situatat e krizës që po vjen”.
Leave a Comment