Leku forcohet përballë dollarit,euro-ja e palëvizshme

by Mimoza A on 12/01/09 at 3:37 pm

Dollari fillon të dobësohet përballë lekut, gjatë fundit të kësaj jave leku ka nisur që të forcohet përballë tij. Në këmbimin valutor një dollar blihet me 90,2 dhe shitet me 93,4, ndërkohë që euro ka mbajtur të të njëjtat nivele që në fillim të këtij viti. Monedha e përbashkët europiane paraqitet e fortë dhe e palëvizshme, si përballë lekut ashtu edhe kundrejt monedhave të tjera. Ndërsa që në fllim të vitit 2009 sipas specialistëve më shumë surpriza ka bërë paundi britanik i cili dita – ditës është forcuar vazhdimisht duke u bërë që të këmbehet me 137, 3 dhe të shitet me 141,7. Në krahasim me një muaj më parë kur kjo monedhë pothuajse u barazua me euron paundi përsëri qëndron i fortë përballë të gjitha monedhave të tjera. Në kursin e këmbimit valutor euro është blerë me 124 lekë dhe është shitur me 126,4. Gjatë kësaj jave bursa shqiptare dhe ndërkombëtare nuk ka patur tronditje.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login