LARGOHET FMN, RRITET PERGJEGJESIA PER QEVERINE
by Mimoza A on 12/01/09 at 8:55 pm
Largimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar e vendos vendin tonë në një shkallë më të lartë përgjegjësie pasi edhe ekonomia shqiptare tashmë nuk ndodhet më në kushtet e tranzicionit që ka qënë para disa vitesh. Megjithatë FMN-ja edhe pse ka ndihmuar në situata të ndryshme, ndërhyrja e saj në vite të krizës në Shqipëri siç është viti 1997-ë ka rezultuar e padukshme shprehet Zef Preçi, ish ministër i financave. Politikat makroekonomike dhe fiskale të sugjeruara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë ndihmuar në përmirësimin e kushteve ekonomike dhe kanë rezultuar të sukseshme.” Në momente kyçe kur Shqipëria ka patur nevojë për monitorime, FMN-ja ka dështuar”, shprehet Gjergj Buxhuku, specialist ekonomie. Edhe pse ende me një ekonomi delikate ai mendon se Shqipëria mund të vazhdojë edhe pa mbikëqyrjen e ekspertëve të FMN-së. Fondi Monetar Ndërkombëtar përfundon misionin e tij në Shqipëri po kjo nuk do të thotë se sistemi ekonomik nuk do të monitorohet më.
Leave a Comment