KUKËS- PROJEKTE PËR REHABILITIMIN E RRUGËVE RURALE

by on 19/01/09 at 3:39 pm

Rikonstruksioni i rrugëve rurale në qarkun e Kukësit është përfshirë në një program investimesh, të financuara nga fondet e Bankës Botërore, ç’ka pritet të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën rrugore të zonave rurale, që në stinën e dimrit, përballen me vështirësi të mëdha.
Sipas përgjegjësit të zyrës së Financës në Këshillin e Qarkut të Kukësit, Avdyl Menaj, ”Rikonstruksioni tërësor i tyre është domosdoshmëri në kuadër të përballimit të situatave të jashtëzakonshme. Për këtë qëllim, janë angazhuar  si projektet, edhe fondi i investimeve”.
Rritja e kujdesit për mirëmbajtjen e akseve rrugore rurale është domosdoshmëri në kushtet kur mbi 60 për qind e popullsisë së qarkut të Kukësit jeton në zonat fshatare.
“Disa prej projektet janë miratuar dhe puna ka nisur në rikonstruksionin e aksit rrugor Kolosjan-Ura e Lapajve, që lidh Kukësin me Peshkopinë”, thotë Menaj. Nga viti i kaluar Këshilli i Qarkut të Kukësit ka miratuar  projektin për rikonstruksionin e 25 rrugëve rurale, prej të cilave, 10 në rrethin e Kukësit, 4 në rrethin e Hasit dhe 11 në rrethin e Tropojës, ku përfshihet jo vetëm zgjerimi i i akseve rrugore, por edhe asfaltimi.
Sipas Menajt, pranë këshillit të qarkut një grup specialistësh kanë përcaktuar rrugët rurale prioritare që duhen rikonstruktuar si dhe po ndjekin në vazhdimësi miratimin e punimet që kanë nisur në këto akse rrugore.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login