Kukës, akulli dhe shiu vështirësojnë qarkullimin

by on 14/01/09 at 1:17 pm

Rreshjet e shiut që ranë natën e mbrëmshme kane ngrirë mëngjesin e sotëm duke shkaktuar vështirësi në disa prej akseve rrugore të rrethit të Kukësit.
Shtresat e akullit të krijuara nga rreshjet e shiut të orëve të para të mëngjesit, kanë vështirësuar kalimin në aksin kryesor rrugor Morin-Kukës-Qafë Shllak, si dhe në akset Kukës-Shishtavec e Kukës-Krumë. Nga drejtoria rajonale e rrugëve të këtij rrethi mësohet se edhe pse po punohet pa ndërprerje për hedhjen e kripës e skorjeve me 3 kamionë, parlajmërohet që drejtuesit e automjeteve të vendosin zinxhirë për qarkullim.
Për të evituar aksidentet, janë shtuar postoblloqet e policisë rrugore në akset kryesore rrugore, të cilat jo vetëm nuk lejojnë lëvizjen e mjeteve pa zinxhire, por kanë bllokuar qarkullimin e mjeteve të tonazhit të rëndë.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login