KRYEPARLAMENTARJA TOPALLI MERR PJESË NË CEREMONINË E BETIMIT TË PRESIDENTIT TË RI TË SHBA-ve, BARACK OBAMA

by on 19/01/09 at 3:45 pm

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli është nisur drejt Washingtonit, (SHBA) ku do të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të Presidentit të zgjedhur Barak Obama, në 20 Janar 2009.

Zyra e shtypit e Kuvendit bën të ditur se “ceremonia, që do të mbahet në mesditë në Capitol,  pritet të ndiqet drejtpërsëdrejti nga afro 4 milionë njerëz”.

Presidenti Barack Obama do të kryejë betimin prej 36 fjalësh dhe më pas, do të mbajë fjalimin e inagurimit, duke i folur kombit amerikan dhe botës për herë të parë, si president i SHBA.

Ngjarjet e inaugurimit të Presidentit Obama, kanë filluar më 17 janar me udhëtim me tren, që u nis nga Filadelfia, për të mbërritur në Washington D.C.

“Pranvera e ngrohtë dhe ditë më të mira do të vijnë për SHBA”, deklaroi Presidenti i zgjedhur Obama, pasi mbërriti me tren, në Washington.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login