Kruja me pallat të ri kulture

by Mimoza A on 14/01/09 at 1:34 pm

Kruja do të ketë një pallat të ri kulture, i cili do të bëhet i mundur përmes një fondi të akorduar nga MTKRS prej 214 milion lekësh. Do të jetë një institucion me të gjitha hapësirat e nevojshme të një institucioni kulturor. Kështu do të ngrihet salla kryesore me 430 vende, do të realizohen hapësirat e provave dhe palestrat e baletit, dhe të gjitha këto sipas një plani të plotë. Një institucion i tillë kulturor qytetit të Krujës i mungon që prej 15-të vitesh.Ndërtimi i godinës ka nisur fundvitin e kaluar dhe pretendohet të mbarojë sipa projektit në qershor të këtij viti. E megjithëse një godinë moderne, ajo po ndërohet sipas modeleve të shtëpive karakteristike të Krujës, duke ruajtur kështu traditën e bukur krutane.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login