KRIZA E RE E GAZIT MES UKRAINËS DHE RUSISË QË NGA MUAJI NËNTOR 2008
by Andi Bega on 12/01/09 at 9:52 pm
Kriza e përsëritur e gazit mes Moskës dhe Kievit shkaktoi në vitin 2006 një ndërprerje të shkurtër të livrimeve të gazit rus nga Ukraina drejt Europës.
Disa marrëveshje lidhur me çmimin e gazit dhe detyrimet e Ukrainës u përfunduan, por nuk u konkretizuan.
Në mars të vitit 2008 gjiganti rus ”Gazprom” rifilloi livrimin e gazit nga Ukraina.
– 20 nëntor 2008: Moska i kërkon Kievit t’i shlyej detyrimet ”Gazpromit” që arrijnë vlerën e 2.4 miliardë dollarëve.
Një marrëveshje e plotë dhe pa kushte e nënshkruar në muajin tetor lidhur me detyrimet e Kievit nuk zbatohet.
– 4 dhjetor: Kryeministri rus, Vladimir Putin kërcënon se do të reduktojë livrimet e gazit, nëse Kievi nuk paguan detyrimet e tij ose merr në mënyrë ilegale gazin rus.
Presidenti ukrainas, Viktor Jushçenko siguron se vendi i tij do të paguajë gjithë blerjet e gazit rus dhe do të garantojë siguri të tranziti të gazit rus drejt Europës.
– 30 dhjetor: Kievi paguan detyrimet e tij që arrijnë vlerën e 1.5 miliardë dollarëve për gazin e livruar në muajin nëntor dhe dhjetor.
– 31 dhjetor: Kompania publike ukrainase ”Naftogaz” njofton se nuk do të shpenzojë më para këtë vit.
– 1 janar 2009: Gjiganti rus ”Gazprom” i ndërpret Ukrainës furnizimin me gaz duke nisur që nga ora 07:00 GMT.
– 2 janar: Bashkimi Europian i kërkon Kievit dhe Moskës të rifillojnë dërgimin e menjëhershëm të gazit drejt Europës.
– 5 janar: Presidenti rus, Vladimir Putin urdhëron ”Gazpromin”, i cili e akuzon Kievin për vjedhjen e 63.5 milionëve metër kub që nga 1 janari, të ulë volumin e gazit që kalon nëpërmjet Ukrainës.
– 6 janar: “Naftogaz” deklaron se ”Gazprom” ka reduktuar livrimin e gazit brenda 24 orëve deri në 92 milionë metër kub nga 221 milionë metër kub të premtuara.
– 7 janar: Rusia ndërpret krejtësisht livrimin e gazit rus drejt Europës nëpërmjet Ukrainës, duke theksuar se Rusia do të rifillojë livrimin e gazit vetëm nëse Kievi paguan çmimin e tregut dhe nëse vëzhguesit do të marrin pjesë në proces.
– 8 janar: Kievi nënshkruan një marrëveshje me Komisionin Europian duke ftuar vëzhguesit europianë të verifikonin tranzitin e gazit rus në Ukrainë.
Marrëveshja Rusi-BE për dërgimin e vëzhguesve europianë në Ukrainë nis më 9 janar.
– 10 janar: Ukraina furnizon me gaz Bullgarinë dhe Moldavinë.
Arrihet një marrëveshje midis Rusisë dhe BE-së lidhur me kontrollin e tranzitit të gazit rus që kalon nëpërmjet Ukrainës, me rastin e vizitës së kryeministrit çek, Mirek Topolanek në Moskë.
– 11 janar: Ukraina nënshkruan marrëveshjen e kërkuar nga Rusia.
Në mbrëmje marrëveshja është quajtur boshe dhe pa vlera nga presidenti rus, Dmitri Medvedev.
Disa vëzhgues europianë mbërrijnë në pikën e kontrollit në Sudja, në kufirin ruso-ukrainas.
– 12 janar: Kievi nënshkruan më në fund marrëveshjen.
Putin deklaroi se ”livrimi i gazit drejt Europës do të rifillojë pas vendosjes së vëzhguesve në vend”.
Leave a Comment