Kreu i misionit EULEX vizitë në Maqedoni

by on 13/01/09 at 9:20 am

Shefi i misionit EULEX në Kosovë, Yves de Kermabon
Shefi i misionit EULEX në Kosovë, Yves de Kermabon

Shefi i misionit EULEX në Kosovë, Yves de Kermabon deklaroi të hënën në Shkup se ky mision do të jetë në bashkëpunim të ngushtë edhe me organet e sigurisë të Maqedonisë.

Kermabon është pritur në Ministrinë e Brendshme nga krerët e këtij institucioni, ku janë biseduar modalitetet e bashkëpunimit të ndërsjellë në sferën e sigurisë, luftën kundër krimit të organizuar, kriminalitetit ndërkufitar.

Ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska dhe shefi i EULEX Kermabon kanë deklaruar se në mënyrë të bashkërenduar do të luftojnë krimin e organizuar dhe kriminalitetin ndërkufitar, që sipas tij nuk njeh përkatësi etnike dhe politike.

Dyja palët pozivitisht kanë vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm midis autoriteteve kosovare dhe atyre të Maqedonisë në fushën e policisë. Kermabon madje ka theksuar se bashkëpunimi midis dy vendeve jo vetëm që do të vazhdojë, por sipas tij, ai do të ketë edhe përparime të mëdha si dy vende fqinje.

MPB njoftoi se gjatë vitit të kaluar janë realizuar nëntë takime në nivele të ndryshme të bashkëpunimit në sferën e sigurisë me autoritetet vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login