Korçë, policia ende në kërkim të vrasësit

by on 13/01/09 at 9:28 am

Policia e Korçës ende nuk e ka prangosur 53 vjeçarin Reshit Adri i cili vrau dje pasdite kushëririn e tij Lulëzim Lazen. Ngjarja ndodhi në fshatin Podgorine të komunës Vreshtas, 20 kilometra larg qytetit. Sipas policisë 53 vjeçari në gjendje të dehur kishte dalë i armatosur në rrugët e fshatit dhe kishte qëlluar me kallashnikov. Nga plumbat ka mbetur e plagosur edhe një grua tjetër, banore e fshatit. Pas marrjes së njoftimit për krimin, policia shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes dhe i bëri thirrje 53 vjecarit të dorëzohet. Por ai nuk ka pranuar dhe ka shkëmbyer zjarr me forcat e policisë. Në ndihmë të bluve të Korçës kanë ardhur dhe forcat Renea por nuk kanë mundur të prangosin Reshit Adrin.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login