Koçi:PS’91 në zgjedhje koalicion me LSI-në
by Mimoza A on 12/01/09 at 9:21 pm
Kreu i PS’91n Petro Koçi ,i ftuar në Ora News deklaroi se në zgjedhjet e ardhshme partia e tij do hyjw në koalcion me LSI-në. “PS ’91 përfaqëson një alternativë, por do jetë në një koalcion me LSI-në”, u shpreh ai. Kryetari i PS-91 e vlerësoi si “jashtë kontrollin” pozitën e së majtës lidhur me procesin e kartave të identitetit. Sipas tij i gjithë procesi duket se është në dorë të PD-së dhe kjo mund të çojë në probleme në regjistrin e zgjedhësve. “Gjykoj se jemi vonë me procesin e kartave të identitetit. Gjithsesi besoj se procesi nuk duhet të ketë difekte dhe opozita duhet të jetë më e vëmendshme ndaj tij”, deklaroi Koçi. Lidhur me bllokimin e gazetës “Tema”, Koçi deklaroi se nuk mund të mendohet puna e gazetarëve do rrezikonte procesin e bërjes së kartave të identitetit vetëm se ishin në të njëjtën ndërtesë. Sipas tij ky raport i dhunshëm vjen sepse “Tema” ka qenë denoncuese e patrembur i disa spektakleve të qeverisë dhe vetë kryeministrit Berisha. “Është për të ardhur keq që liria e medias goditet kaq keq. Gazeta “Tema” ka qenë e balancuar nga krahët politikë dhe nuk mendoj se i ka shërbyer Ramës. Rasti i “Tema” duhet të jetë një leksion për të gjithë median”, shtoi kreu i PS’91. Ai theksoi se “Sot veç Berishës është edhe fotokopja e tij në opozitë, ndaj ka pak shpresa për ndryshim edhe në marrëdhëniet me median. Jam solidar me “Temën” dhe gazetarin Mero Baze në këtë rast dhe përfundimi që unë nxjerr për marrëdheniet media- politikë është se duhet t’i jepet fund klientelizmit”. Lidhur me zgjedhjet e 2009-ës Koçi theksoi se fushata ka filluar. Sipas tij PS’91 përfaqëson një projekt politik që synon fitoren e së majtës, dhe jo të Ramës si individ. ” Zgjedhjet do t’i fitojë e majta, socialistët kanë arsye për të zgjedhur sepse nuk është vetëm alternativa e vjetër. “PD-ja dhe PS-ja janë e njëjta, u ndryshon emri dhe jo fizionomia dhe teknologjia”, shtoi ai. Sipas Koçit “Pajtimi mes të majtës do vinte nëse do kishim një platformë që do korrigjonte pazaret e 2005-ës, por nuk duket se po ndodh kështu. Sistemi elektoral nuk nxit marrëdhëniet parazgjedhore”. Në fund të fjalës së tij ai theksoi se “Proporcionali rajonal është më i mirë për Berishën dhe jo për të majtën. Por duke nxitur pjesëmarrjen masive të socialistëve ne do t’i sjellim të majtës fitore”.
Leave a Comment