KLD, ORGANIZOHET SHORTI PËR ZGJEDHJEN E GJYQTAREVE TË KOLEGJIT ZGJEDHOR

by on 19/01/09 at 3:11 pm

Në Këshillin e Lartë të Drejtësisë sapo ka filluar organizimi i shortit për përzgjedhjen e tetë gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor.
Në këtë proces, i cili  zhvillohet në prani të medias, janë përfshirë 53 gjyqtarë të Gjykatave të Shkallës së Apelit në shkallë republike, prej të cilëve, tetë do të zgjidhen si antarë të Kolegjit Zgjedhor.
Kolegji Zgjedhor është një strukturë e rëndësishme, që merret me shqyrtimin e ankesave të subjekteve politike  gjatë  procesit për zgjedhjet e reja parlamentare, të cilat do të mbahen më 28 Qershor 2009.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login