KËSHILLI MBIKQYRËS I BSH PËRCAKTON KALENDARIN E TEMAVE KRYESORE TË VITIT 2009

by on 12/01/09 at 2:15 pm

Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë, ka përcaktuar kalendarin e temave dhe çështjeve që do të analizojë gjatë vitit 2009.
Sipas burimeve të Bankës së Shqipërisë, temat kryesore që do te analizohen gjatë këtij viti, janë: Rishikimi i gjendjes financiare të sistemit bankar për 3-mujorin e katërt të vitit 2008; Politika Monetare e Bankës së Shqipërisë për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2008; Stabiliteti i sistemit financiar në Shqipëri për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2008; Struktura dhe gjendja e monedhës në qarkullim në fund të tremujorit të parë dhe parashikimi për fundvitin 2009; Rishikimi i Programit Monetar për vitin 2009 etj.

Ndërkohë, bën të ditur BSH-ja, tema të rëndësishme në mbjedhjet e Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë pritet të jenë analizat mbi Raportin Vjetor të Mbikqyrjes Bankare; Raportin gjashtëmujor të zhvillimeve ekonomike e monetare; Rishikimi i Programit Monetar të Bankës së Shqipërisë për vitin 2009; Raporti i ekzaminimeve të kryera nga Departamenti i Mbikqyrjes të Bankës së Shqipërisë, në bankat e nivelit të dytë etj.
Zyra e shtypit e BSH-së, njofton se mbledhja e parë e  Departamentit të Mbikqyrjes të Bankës së Shqipërisë, për këtë vit do të zhvillohet këtë javë, më 15 Janar dhe tema kryesore e rendit të ditës do të jetë “Zhvillimi ekonomik në vend përballë krizës financiare ndërkombëtare”

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login