KËSHILLI BASHKIAK: RRËZON PËR TË DYTËN HERË PROJEKTBUXHETIN E BASHKISË SË TIRANËS

by on 12/01/09 at 9:55 pm

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka zhvilluar sot në mbrëmje mbledhjen e parë për vitin 2009.
Pika kryesore e rendit të ditës ishte shqyrtimi dhe miratimi i projektbuxhetit të Bashkisë për vitin 2009.
Gjatë mbledhjes pati diskutime të shumta rreth projektbuxhetit , më të shumta të këshilltarëve demokratë dhe të LSI.
Z.Ferdinand Pone tha se , ‘’ Ky është një projektbuxhet i pamotivuar , ka mangësi të mëdha dhe ne si grup demokrat kërkojmë Kryetarin minimalisht që ta mbrojë atë’.
Gjithashtu edhe nga këshilltarët e LSI pati kontestime për projektbuxhetin ,duke e cilësuar jo të denjë për Kryeqytetin.
Projektbuxheti i Bashkisë së Tiranës për vitin 2009, është rrëzuar për të dytën herë nga votat e Këshilltarëve demokratë dhe abstenimni e këshilltarëve të LSI-së

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login