Kartat, Berisha shkëmben replika me Nishanin
by Mimoza A on 14/01/09 at 1:19 pm
Në kuadër të pajisjes së qytetarëve me kartat e identitetit Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për diferencim tarifash për shtresa të caktuara të shoqërisë shqiptare.
Sipas këtij vendimi do të ketë kompensim në pagesën për kartat e identitetit për punonjësit e administratës, pensionistët, studentët dhe familjet me asistencë.
Konkretisht punonjësit e administratës publike do të paguajnë 1 mijë lekë, pensionistët 800 lekë, ndërsa për studentët dhe familjet me asistencë kartat e identitetit do të merren me një cmim prej 500 lekësh.
Kryeministri Sali Berisha sqaroi në mbledhjen e qeverisë se në zyrat postare këto kategori sociale do të paguajnë vlerën 1200 lekë, por pas mriatimit të fondit që do vërë në dispozicion qeveria do të bëhet dhe kompensimi i tyre.
Procesi i aplikimit dhe më pas pajisja e qytetarëve në Tiranë me kartat e identitetit, i cili nisi të hënën ka ngecur për shkak të mungesës së kuponave. Zyrat postare shpërndanë sasinë prej 4000 mijë kuponave që në orët e para të mëngjesit të së hënës, ndërsa është njofuar se kontigjenti tjetër I kupoanve do të jetë gati nesër (ditën e enjte).
Në mbledhjen e qeverisë kryeministri Berisha pranoi problemin por shtoi për tu sqaruar se “sasia e parë ishte provë, dhe kjo konfirmoi vullnetin e madh të qytetarëve për tu pajisur me kartat e identitetit” . Kryeministri shtoi se “Pas të premtes nuk do të ketë më probleme me kuponat pasi kompania garanton se do të sjellë sasinë totale të kuponave per kartat e identitetit”.
Replika
Në mbledhjen e qeverisë Kryeministri Berisha shkëmbeu replika me ministrin e Brendshëm Bujar Nishani përsa i përket orarit që punonjësit e administratës pranë zyrave të aplikimit për kartat e identitetit kanë punuar.
Kryeministri kërkoi që në zyrat e aplikimit pranë 11 njësive bashkiake në Tiranë të punohet me orar të zgjatur. Ministri i Brendshëm Bujar Nishani tha se „në këto zyra që ditën e hënë është punuar me 12 orë“. Përgjigja e tij nuk është pranuar nga kryeministri Berisha i cili tha se „Kjo nuk ishte e vërtetë pasi dje qytetarët kishin gjetur zyrat e mbyllura pas orarit zyrtar“
Leave a Comment