KAKA PRANË KALIMIT TEK “MANCHESTER CITY”

by DashiC on 19/01/09 at 3:44 pm

Klubi i Milanit ka marrë një ofertë prej 110 milionë eurosh nga klubi i Manchester City, për futbollistin brazilian, Rikardo Kaka.
Drejtuesit e Milanit kanë kërkuar kohë për të shqyrtuar ofertën për sulmuesin 26-vjeçar. “Manchester City” është bërë klubi më i pasur në botë, që kur u ble nga shoqëria arabe Abu Dhabi United.
Sot në Milano pritet të mbërrijë babai dhe njëkohësisht prokurori i Kaka-s, Bosko Leite, i cili do të bisedojë me drejtuesit e Milanit, në lidhje me lëvizjen e djalit të tij, drejt Premier Ligës.

Tifozët e zhgënjyer të Milanit, të cilët duan që klubi t’a mbajë yllin brazilian, kanë vazhduar protestat e tyre në dyert e klubit edhe gjatë ditës së sotme.
Sipas mediave italiane Kaka nuk dëshiron të shkojë tek “Manchester City”, por duket se lëvizja më e madhe në merkaton e futbollistëve, do të kryhet.
Braziliani u kërkua nga Reali Madrid vitin e kaluar, por Milani nuk e shiti.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login