Juventus 30 milionë për David Silvan
by Mimoza A on 14/01/09 at 1:35 pm
Juventusi është i gatshëm ta shndërrojë në cak kryesor për afatin kalimtar veror,anësorin e Valencias, David Silva. Sport mediaset thotë se Juventusi do të humb interesimin në të gjitha caqet e tjera për ti koncentruar energjitë e veta në David Silvan. Drejtuesit e klubit janë duke ndarë 30 milionë fonde për të siguruar shërbimet e spanjollit i cili shihet si një zëvendësim ideal për Pavel Nedved i cili pritet të pensionohet gjatë verës.
Leave a Comment