Jozefina Topalli, mer pjesë si e ftuar nderi në ceremoninë e diplomimit të studentëve të kolegjit Europian
by Andi Bega on 10/01/09 at 9:55 pm
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila po zhvillon një vizitë zyrtare në Itali, ishte të shtunën ndër te ftuarit e nderit, me Presidentin Italian Napolitano, Presdentin Delors, Komsionerin Europian, Mario Monti, etj, në ceremoninë e diplomimit të studenteve të Kolegjit Europian, ndër më prestigjozet në fushën e përgatitjes së eurokratëve, e cila u organizua në Teatrin mbreteror të Parmës.
Presidenti i Kolegjit Europian, Azal, ndër të tjera shprehu kenaqësinë e veçantë që studentë nga 20 vende të botës, marrin sot diplomën në prani të personaliteve të shquara. Ndër 45 studentët e diplomuar këtë vit në këtë Kolegj, ishin dhe 4 shqiptarë, duke shënuar kështu numrin më të lartë të studentëve nga një vend.
Burime zyrtare të Kuvendit bënë të ditur se pjesë e kësaj ceremonie ishte edhe tryeza e rrumbullakët me temë të marrë nga libri “Memorie” te Presidentit Jacques Delors “Kujtesa është e ardhmja” gjatë së cilës morën fjalën Presidenti Naplitano, Presidenti Delors dhe zoti Mattera, Drejtor Shkencor i këtij kolegji.
Në fund të ceremonisë, Kryetarja e Kuvendit Topalli u takua me studentët shqiptarë të sapo diplomuar, të cilët shprehën kënaqesinë e këtij takimi në një ditë kaq të veçantë për ta. “Jam e bindur, tha Kryetarja e Kuvendit se me njohuritë tuaja ju i shërbeni proceseve integruese të vendit tonë, ndaj dhe une jam angazhuar personalisht qe numri i studentëve shqiptarë në Kolegjin Europian të rritet”.
Më tej, Kryetarja e Kuvendit takoi edhe zotin Alfonso Mattera, Drejtor Shkencor te kolegjit të Bryzhit, që ka si mision pergatitjen e liderve te ardhshëm të Europës. Nën kujdesin e Kryetares Jozefina Topalli, Kuvendi i Shqiperisë mban marredhenie me këtë Universitet ku çdo vit trajnohen punonjës të Parlamentit. Prof.Mattera theksoi se e vlerëson shumë këtë inisiativë të Kryetares së Kuvendit si një ndihmesë e çmuar që aftëson administratën në njohjen dhe përafrimin e ligjislacionit shqiptar me atë të BE-së.
Prof.Mattera shprehu admirimin dhe vlerësimin për studentët shqiptarë që ndjekin studimet për master në këtë kolegj dhe u angazhua për të shtuar numrin e bursave për studentët nga Shqipëria
Leave a Comment