IZRAELI NIS HETIME PËR PËRDORIMIN E ARMËVE ME FOSFOR TË BARDHË NË GAZA

by on 21/01/09 at 6:23 pm

Hetimet ushtarake izraelite në lidhje me përdorimin e fosforit të bardhë gjatë ofensivës në Gaza po përqëndrohet në një incident ku 20 predha që përmbanin këtë element shpërthyen në një zonë të populluar, thuhej në një gazetë.
E përditshmja “The Haaretz” njoftonte se incidenti ndodhi në veri të Gazës, në qytetin Beit Lahiya.
Fosfori i bardhë është një substancë zjarrvënëse e cila digjet fuqishëm dhe për një kohë të gjatë. Përdoret për të krijuar perde tymi, por mund të përdoret edhe si armë duke prodhuar djegje ekstreme nëse bie në kontakt me lëkurën.
Dy fëmijë palestinezë humbën jetën dhe 14 persona të tjerë më 17 janar, kur disa predhe izraelite goditën një shkollë të përdorur nga OKB-ja në Beit Lahiya, njoftuan burime mjekësore.
“Haaretz” njoftonte se një brigadë rezervistësh paraushtarakë goditën zonën me rreth 20 predha me fosfor të bardhë.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login