Inter-Barcelona, ka duel për David Vijën
by Andi Bega on 11/01/09 at 2:45 pm
Presidenti i Valencia, Visente Soriano, posedon një kualitet jo të zakonshëm në botën e futbollit koherent. Numri një i klubit, që në fillim të vitit konfirmoi se xhevahiret e tij, Vija e Silva, mbi të gjithë, janë në shitje, por do ta lënë “Mestajën” vetëm në rast të ofertave marramendëse. Me kalimin kohëve, “gjuetia valenciane” është shtyrë për momentin për në qershor, ngaqë oferta e Barcelonës për Vijën (35 milionë euro, nuk konsiderohet e mjaftueshme…) është refuzuar. Numrat: Valencia kërkon 50 milionë për Vijën dhe 30 për Silvan, shifra jo shumë të logjikshme, por klubet më të mëdhenj evropianë qëndrojnë në dritare, sepse bëhet fjalë vërtet për talente të jashtëzakonshëm. David Vija, në veçanti, është një sulmues që ka demonstruar se di të shënojë gola në çfarëdolloj situate. Ishin pikërisht golat e tij, që vitin e kaluar e çuan Valencian e goditur nga kriza drejt fitimit të Kupës së Mbretit. Në total, Vija ka shënuar 86 gola me bluzën e Valencias në 144 ndeshje, një bilanc i mrekullueshëm, nëse i shtojmë edhe 24 golat me bluzën e Kombëtares (në 41 ndeshje). Një bomber i besueshëm, me eksperiencë ndërkombëtare dhe shumë dëshirë për të luajtur në Champions League. Interi e dëshiron shumë, por do të duhet të ruhet nga konkurrenca e ashpër e Barcelonës, por edhe e Realit të Madridit.
Leave a Comment