Intensifikohen luftimet në Gaza
by Mimoza A on 13/01/09 at 11:57 am
Me gjithë përpjekjet për armëpushim sipas të dhënave të banorëve luftimet në Qytetin e Gazës janë intensifikuar. Ka njoftime se trupat izraelite ka hyrë më thellë në qytet.
Sipas Al Jazeera, trupat izraelite e kanë rrethuar Qytetin e Gazës nga të gjitha anët dhe po përparojnë. Banorët bënë fjalë për një nga netët më të këqija të sulmeve.
Ndërkaq, Izraeli ka përgënjeshtruar pohimet e Hamasit se janë shkatërruar dy tanke izraelite.
Burimet mjekësore palestineze thonë se rreth një e treta e më shumë se 900 palestinezëve që kanë vdekur gjatë kësaj ofensive janë fëmijë.
Por kryeministri izraelit, Ehud Olmert thotë se militantët palestinez do të fillojnë ta ndjejnë atë që ai e quajti grushti i hekurt i Izraelit – përderisa Hamasi vazhdon të hedhë raketa ne Izrael.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mblidhet sot sërish për këshillime mbi gjendjen në Rripin e Gazës.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon u bëri sërish thirrje izraelitëve dhe palestinezëve për t’i dhënë fund menjëherë dhunës.
Ban do të udhëtojë sot për një vizitë njëjavore në rajon për t’i shtyrë izraelitët dhe palestinezët drejt bisedimeve të drejtpërdrejta.
Stacione të vizitës së tij janë Egjipti, Jordania, Izraeli, Ramallahu, Libani, Siria dhe Kuvajti.
Leave a Comment