INSTAT: RRITJA EKONOMIKE ËSHTË 9.9 %

by admin on 07/01/09 at 3:56 pm

Zv/drejtore e Përgjithshme e INSTAT-it Ledia Dhomo deklaroi se rritja ekonomike për 3-mujorin e fundit të 2007 dhe 3- tremujorët e parë të vitit 2008 është 9.9 %

Zëvendësdrejtore e Përgjithshme e Institutit të Statistikave, Ledia Dhomo deklaroi të mërkurën gjatë një konference për shtyp se rritja ekonomike me bazë tremujore deri në muajin shtator të këtij viti është 9.9 %.
“INSTAT e ka ndjekur me vëmendje debatin e djeshëm në lidhje me shifrat e rritjes ekonomike në Komitetin e Planifikimit të Strategjive dhe duke ndjerë detyrimin për informimin sa më transparent të publikut shqiptar në lidhje me treguesit që ai boton, INSTAT konfirmon që rritja ekonmike me bazë tremujore deri në muajin shtator, duke përfshirë katër tremujorë (i katërti 2007 plus 3 tremujorët e parë 2008) është 9.9 % dhe deri tani nuk disponon asnjë të dhënë tjetër mbi këtë tregues”, deklaroi znj. Dhomo.
Sipas zv/drejtores Dhomo, kjo shifër është konfirmuar dhe nga eksperti i FMN-së, i cili ka punuar në INSTAT dhe është dërguar në formën e një raporti zyrtar. “Sigurisht që kjo nuk është një shifër përfundimtare pasi të dhënat për rritjen ekonomike janë objekt i revizionimit të vazhdueshëm në kohë”, shtoi Dhomo.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login