IMPORTET NGA GREQIA NË 11 MUAJ SHËNUAN NJË VLERË PREJ 59 MILIARDË E 432 MILIONË LEKË

by admin on 10/01/09 at 2:19 pm

Shkëmbimet tregtare me Greqinë gjatë njëmbëdhjetë muajve të vitit 2008 llogariten në vlerën e 68 miliardë e 829 milionë lekëve.
Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave Shqiptare (INSTAT), eksportet e Shqipërisë drejt vendit fqinj arritën në rreth 9 miliardë e 397 milionë lekë, ndërsa totali i importeve nga Greqia arriti në 59 miliardë e 432 milionë lekë.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se gjatë muajit nëntor të vitit 2008 importet nga Greqia llogariten në vlerën e 5 miliardë e 151 milionë lekëve, ndërsa eksportet në vlerën 635 milionë lekë.
Referuar këtyre shifrave, Greqia vazhdon të mbetet partneri i dytë në shkëmbimet tregtare me vendin tonë, mbas Italisë, që zë vendin e parë.
Eksporti me Greqinë llogaritet në 7 për qind të totalit të eksporteve dhe importi në 13.2 për qind të totalit.
Vendin kryesor në mallrat e importuara nga shteti fqinj e zënë mineralet, lëndët djegëse dhe energjia elektrike. Importi i kësaj kategorie arriti për njëmbëdhjetëmujorin e këtij viti vlerën e mbi 24 miliardë e 619 milion lekëve.
Ndërsa në vlerën e mallrave të eksportuar drejt shtetit fqinj, vendin kryesor e zë grupi “tekstile dhe këpucë”. Eksporti i kësaj kategorie arriti për 11 mujorin vlerën e 3 miliardë e 587 milionë lekëve.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login