Identifikohet kufoma e gjetur pranë lumit Fan, Mirditë
by Mimoza A on 11/01/09 at 1:10 pm
Identifikohet trupi i pajetë që u gjet këtë mëngjes në brigjet e Lumti Fan në afersi te autostradës Rrëshen-Kalimash në rrethin e Mirditës. Personi quhet Fran Letaj 68 vjec dhe eshte banor i nje fshati te Mirdites. Trupi i tij i pajetë u gjet sot në mëngjes nga banoret e zonës në bregun e lumit. Pas mbërritjes së policisë së Mirdites në vendgjarje si dhe eksperteve mjeko-ligjor nga hetimet e bëra u mësua se trupi i pajete i përkiste 68 vjecarit te mbytur ne ujërat e Fanit. Letaj ishte banor i fshatit Blinisht të komunës Orosh. Identifikimi u vërtetua dhe nga te aferm te viktimes te ardhur ne vendin e ngjarjes. Sipas tyre viktima kishte shkeputur kontaktet me ta qe prej tri ditësh teksa paraditen e sotme eshte bere e mundur dhe gjetja e trupit të pajetë te 68 vjecarit. Letaj shkeputej here pas here nga shtepia dhe kerkonte lemoshe ne firmen turke “Bektel Enka” qe po nderton aktualisht autostraden Durres-Kukes-Morine. Policia po punon per zbardhjen e shkaqeve te vërteta te kesaj ngjarjeje por nuk le jashte si piste te mundshme, vdekjen nga i ftohti.
Leave a Comment