Gruevski: Qeveria garanton zgjedhje demokratike
by Mimoza A on 12/01/09 at 11:35 pm

Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski, deklaroi përpara deputetëve se qeveria po ndërmerr masat për të garantuar zgjedhje korrekte. ” Qeveria e Maqedonisë po merr të gjitha masat që zgjedhjet e marsit të jenë demokratike dhe pa incidente. Jemi garant që procesi do të shkojë shumë mirë”, u shpreh kryeministri. Ai u shpreh se për zgjedhjet është miratuar një plan i cili ka marrë edhe mbështetjen e faktorit ndërkombëtar. “Qeveria miratoi një plan aksional i cili është kryer nën konsultën e faktorit ndërkombëtar”, tha Gruevski. Kryeministri nënvizoi se nuk do të lihet shkas për të pasur incidente në procesin zgjedhor. Zgjedhjet presindenciale dhe komunale në Maqedoni do të mbahen në 22 mars.
Leave a Comment