Gjykata e apelit lë në qeli Presidentin e Klubit të Futbollit “Elbasani” Arben Laze

by on 16/01/09 at 6:07 pm

Gjykata e apelit lë në qeli Presidentin e Klubit të  Futbollit “Elbasani” Arben Laze

Presidenti i Klubit të  Futbollit “Elbasani” Arben Laze, i arrestuar pak kohë më parë si i dyshuar në trafikun e drogës, do të qëndrojë në paraburgim deri në përfundim të hetimit të hapur ndaj tij nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Vendimi është marrë sot nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, e cila ka caktuar masën e sigurisë së “arrestit me burg” ndaj Arben Lazes duke lënë në fuqi kështu vendimin e mëparshëm marrë ndaj tij nga Gjykata e Shkallës së Parë.   Gjatë kësaj seance, i pandehuri Laze ka kundërshtuar akuzën e ngritur ndaj tij nga Prokuroria, ndërkohë që,  mbrojtja e tij ka kërkuar masë më të lehtë sigurie për të,  kërkesë kjo e rrëzuar më pas nga trupa gjyqësore.
Arben Laze dhe tre persona të tjerë janë arrestuar disa ditë më parë në operacionin policor të koduar “Mesfushori”, i organizuar nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, si të dyshuar në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login