GJEORGJIA DHE SHBA-JA NËNSHKRUAJNË NJË MARRËVESHJE STRATEGJIKE

by on 09/01/09 at 10:36 pm

Gjeorgjia dhe Shtetet e Bashkuara nënshkruan sot në Uashington një marrëveshje partneriteti strategjik që forcon bashkëpunimin mes dy vendeve, sidomos në fushën e mbrojtjes.
Kjo marrëveshje është nënshkruar përpara shtypit nga sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice dhe ministri i Jashtëm gjeorgjian, Grigol Vashaxe.
“Shtetet e Bashkuara do të mbështesin sovranitetin dhe integritetin territorial të Gjeorgjisë dhe do ta bëjnë këtë gjithmonë”, deklaroi Rice.
“Kjo kartë thekson parimet dhe tregon rrugën për t’i çuar më tej marrëdhëniet dhe bashkëpunimin tonë në fushën e Mbrojtjes, të tregtisë, të sigurisë energjetike, të forcimit të institucioneve demokratike, të kontakteve mes popujve dhe të shkëmbimeve kulturore”, shtoi ajo

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login