GAZA – HAMASI KONFIRMON HUMBJEN E 48 MILITANTËVE GJATË OFENSIVËS IZRAELITE
by DashiC on 19/01/09 at 3:38 pm
Hamasi konfirmoi sot se vetëm 48 militantë kishin humbur jetën gjatë ofensivës izraelite në Rripin e Gazës.
”Njoftojmë popullin se gjatë ofensivës izraelite kanë humbur jetën vetëm 48 militantë”, deklaroi në një konferencë shtypi Abou Oubeida, zëdhënës i krahut ushtarak të Hamasit.
Izraeli konfirmoi se ishin vrarë 500 militantë të Hamasit gjatë ofensivës izraelite që u ndërmor më 27 dhjetor. Luftimet u ndërprenë të dielën.
Zëdhënësi konfirmoi gjithashtu se ”kapaciteti i Hamasit për të hedhur raketa kundër Izraelit nuk ishte ulur, ndërkohë që objektivi kryesor i ushtrisë izraelite ishte ndërprerja e hedhjes së predhave dhe raketave kundër territorit izraelit”.
Leave a Comment