FUTBOLL: SHQIPËRIA FITON 3 POZICIONE NË RENDITJEN E FIFA-s

by on 14/01/09 at 1:58 pm

hqipëria është renditur në vendin e 78-të në renditjen e FIFA-s, duke fituar 3 pozicione nga klasifikimi i muajit të mëparshëm, kur ishte e 81-ta. Kjo renditje u bë publike sot, kur FIFA ka shpallur, klasifikimin e skuadrave përfaqësuese për muajin Janar. Shqipëria është renditur gjithashtu në vendin e 46-të në renditjen përfaqësueseve të UEFA-s.
Në këtë periudhë përfaqësuesja shqiptare nuk ka kryer asnjë ndeshje dhe asnjë grumbullim, megjithatë ka arritur të fitojë 424 pikë vetëm për periudhën mes 17 dhjetorit dhe 14 janarit.
Kundërshtari i Shqipërisë, në eleminatoret e Botërorit, i pozicionuar më mirë, është Portugalia, që renditet në vendin e 11-të duke mos ndryshuar renditjen nga muaji kaluar. Kundërshtarët e tjerë të Shqipërisë në eleminatoret e Botërorit ‘Afrika e Jugut 2010’, kanë fituar pozicione këtë muaj. Suedia ka fituar 1 pozicion duke u renditur në vendin e 31-të. Danimarka ka fituar gjithashtu 1 pozicion duke u renditur në vendin e 36-të. Hungaria është renditur në vendin e 47-të dukë mos ndryshuar pozicionin e muajit të kaluar. Vetëm Malta e renditur në vendin e 148-të ka humbur një pozicion këtë muaj.
Rezultatin më të mirë, Shqipëria e ka arritur në gusht të 2006, kur renditej e 62-ta, ndërsa rezultatin më të ulët, në gusht të 1997 kur u rendit në vendin e 124-t.
Tre vendet e para të renditjes botërore nuk kanë ndryshuar këtë muaj. Në krye të këtij klasifikimi, renditen sërish kampionët e Europës Spanja, në vendin e dytë, Gjermania. Në vendin e tretë renditet përfaqësuesja e Hollandës.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login