FISHE TEKNIKE: PROJEKTET DHE FINANCIMET NË PORTIN E DURRËSIT

by on 12/01/09 at 3:36 pm

FISHE TEKNIKE: PROJEKTET DHE FINANCIMET NË PORTIN E DURRËSIT

Në Portin e Durrësit po kryen investime të konsiderueshme. Pas përfundimit të Master Planit, kompletimi i privatizimeve të shërbimeve, kthimi i tij në një LandLord port janë hapat që do të orientojnë këtë port drejt teknologjive të reja të përpunimit të kontejnereve, sillosëve të drithërave e të çimentos dhe thithjen e kapitalit të huaj e vendas.
Aktualisht është nënshkruar kontrata me firmën fituese sllovene SCT më 6 Maj 2008, ndërsa në muajin qershor 2008 kanë filluar edhe punimet për ndërtimin e terminalit të pasagjerëve.
Kontrata me kompaninë SCT ka një vlerë prej 15.183 milion euro dhe është pjesë e kredisë prej 40 milion eurosh. Me pjesën e mbeur të kredisë prej 40 milionë eurosh do të bëhet dhe rehabilitimi i kalatave 7 dhe 8 për të cilat po përgatiten edhe dokumentat nga kompania italiane Technital.

Më poshtë vijojnë projektet me financim të BEI, BERZH, KE dhe buxhet të shtetit

-Projekti i detajuar për terminalin e trageteve dhe ndërtimin me financim te BEI, BERZH, KE dhe buxhet të shtetit me vlerën 40 milion euro-

- Realizimi i Master Planit të ri për zhvillimin e Portit të Durrësit me financim nga KE me vlerë 2.3 milionë euro

- Projekti i financuar nga Banka Botërore me vlerë 17 milionë dollarë, OPEC 5 milion dollarë dhe 1milion dollarë nga qeveria shqiptare për përmirësimin e infrastrukturës portuale dhe komercializimin e APD-së.

- Projekti i KE (PHARE) me vlerë 4.5 milionë euro, i cili shërben për ndërtimin e kalatës së përpunimit të trageteve si dhe sheshet ndihmëse me parametra bashkëkohore.

- Projekti për sistemimin e 22 ha kalata dhe ndriçimin nga Banka Evropiane e Investimeve me vlerë 17 milion euro.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login