Fillon puna për ndërtimin e fshatit turistik të Kakomesë

by admin on 10/01/09 at 4:28 pm

Pas një operacioni policor, të ndërmarrë në zbardhje të mëngjesit të djeshëm në Grykën e Prodanit, është liruar rruga hyrëse për në Kakome, duke mundësuar kështu hyrjen e mjeteve të rënda të firmës “Riviera”. Pas kësaj mjetet e rënda të firmës kanë nisur puna për projektin e fshatit turistik në Kakome. Një buldozer është parë të nisë nga puna në thellësi të rrugës së Kakomesë, duke shënuar hapin e parë për ngritjen e kantierit për fshatin turistik të Kakomesë. “Situata ka qenë e qetë dhe pa konfrontime me banorët”, pohoi për gazetën shefi i rendit në Komisariatin e Sarandës, Shemsi Abazi. Burimet policore thanë për gazetën se Gryka e Prodanit është gjetur e lirë nga protestuesit mëngjesin e djeshëm. Por banorët kanë pretenduar se mbi disa prej tyre është ushtruar dhunë. Ndërkohë, mësohet se është bërë shoqërimi i mjaft shtetasve në polici, numri i të cilëve nuk saktësohet, pasi shoqërimi i tyre nuk është bërë nga autoritetet të Komisariatit të Sarandës.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login