Dy të arrestuar në grevë urie: Na gjykoni

by on 05/01/09 at 8:49 pm

Dy të paraburgosur në Sarandë kanë hyrë në grevë urie, për të kërkuar përshpejtim të hetimit dhe daljes në gjyq. Atdhetar Proi dhe Arsen Shuaipaj kanë hyrë në grevë urie prej 30 dhjetorit 2008 dhe janë duke e vijuar atë edhe në këto ditë të para të vitit të ri. Të dy grevistët kanë përkatësisht prej muajit mars dhe prill 2008, që gjenden në qelitë e paraburgimit. Ata akuzohen për të njëjtën vepër penale, që është ajo e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Në një komunikim telefonik me grevistët, është mësuar se të dy kanë zgjedhur të hyjnë në grevë urie në shenjë proteste për vonimin e hetimit dhe të daljes së tyre në gjyq. Sipas drejtorit të institucionit të paraburgimit të Sarandës, Fatmir Barjami, për këtë janë vënë në dijeni si Gjykata e Prokuroria e Sarandës, edhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Ai tha se nga kjo drejtori u është kërkuar që të tërhiqeshin nga vendimi për ta shprehur këtë me grevë urie në ndërrim të viteve, por ata nuk kanë pranuar.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login