Doris Pak: Ndarjen e Kosovës e synon vetëm Beogradi

by on 09/01/09 at 4:07 pm

Europarlamentarja gjermane akuzon Serbinë

“Çdo incident në Kosovë, shihet me sy të mirë në Beograd, pasi kryeqendra serbe dëshiron t‘i përdorë këto incidente si një dëshmi se pavarësia e deklaruar nuk po funksionon”, ka deklaruar eurodeputetja gjermane, Doris Pak. Një gjë është e ditur, thotë ajo, serbët e Mitrovicës jetojnë nga mbështetja e Beogradit, i cili nuk e njeh qeverinë e Kosovës. “Gjithashtu, kjo do të thotë se serbët nuk kanë interes që në veri të vendoset paqja, pasi duan të arrijnë qëllimin e ndarjes së veriut, gjë që nuk e dëshiron askush përpos Beogradit”, është shprehur Doris Pak për mediat gjermane. Ndërkaq, ish-kryeadministratori i Kosovës, Soren Jessen Petersen, ka deklaruar se situata në veri të Kosovës është më e vështirë nga sa mendohej dhe i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërhyjë. “Situata mbetet e vështirë, por mendoj se BE dhe EULEX e kuptojnë mirë se sa delikate është ajo dhe do të bëjnë shumë kujdes”, ka pohuar Petersen. Ish-shefi i UNMIK-ut shprehet i bindur se situata në Mitrovicë, ku së fundmi u regjistruan disa incidente, do të vihet përfundimisht nën

kontroll pas dy vjetësh. “Mendoj se pas një ose dy vjetësh ndërhyrja e EULEX do të qetësojë situatën”, ka shtuar Petersen.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login