Del Piero: Inter, do të arrijmë!

by on 10/01/09 at 3:21 pm

Alesandro del Piero këmbëngul se Juventusi është i motivuar dhe i gatshëm të garojë deri në fund me Interin për titullin kampion. Gjithsesi, kapiteni pranoi se “triumfi në Ligën e Kampioneve është i veçantë”. Pas ndërprerjes dimërore, skuadra e Ranierit do të kthehet gjatë fundjavës në aksion, ku udhëton në fushën e Sienës. “Besojmë se mund ta arrijmë Interin”, deklaroi Del Piero. “Kemi potencialin e duhur për të luftuar deri në fund dhe mendoj se tani ka ardhur koha që të shtyjmë në maksimum, pasi mund ta ngushtojmë diferencën”. Juventusi është mes 16 skuadrave të kualifikuara në Champions, ku do të përballet me Çelsin dhe portieri Xhixhi Bufon mendon se triumfi evropian nuk mund të krahasohet me atë në kampionat. “Jam dakord, pohoi Del Piero. Nëse do të mund të zgjidhja, padyshim që do të preferoja të fitonim Ligën e Kampioneve. Çelsi? Mund t‘ia dalim”.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login