DEL NË QARKULLIM GUIDA E PUNIMEVE TË ARTIZANËVE GJIROKASTRITË
by DashiC on 16/01/09 at 5:57 pm
Punimet e artizanëve gjirokastritë në gur, hekur, dru si dhe punime tradionale në qëndisje janë paraqitur së fundi në një guidë të veçantë, të botuar në gjuhën angleze. Hedhja në qarkullim e këtij botimi është mundësuar nga Organizata për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Gjirokastrës.
“Të apasionuarit pas punimve tradicionale dhe veçanërisht grupet turistike, mund të gjejnë në këtë botim informacionin e nevojshme për artizanatin gjirokastrit. Në këtë guidë janë publikuar edhe fotografi ku pasqyrohet puna dhe veprimtaria e këtyre artizanëve”- shprehet Sadik Petrela, koordinatori i Organizatës për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Gjirokastrës.
Sipas tij, realizimi i këtij botimi, në gjuhën angleze i jep mundësinë grupeve turistike që të orientohen sa më thejshtë në tregun e artizanëve dhe punimeve tradicionale në Gjirokastër, duke ndihmuar kështu edhe në promovimin e biznesit artizanal në qytetin e gurtë.
Në qytetin e Gjirokastrës, në zonën muzeale operojnë pesë biznese të artizanatit, ndërsa në komunën e Antigonesë është hapur një punishte për punimin e qilimave tradicionale, të cilat eksportohen në vendet skandinave.
Leave a Comment