Cosa Nostra,tërheq admirues të Facebook-ut
by Mimoza A on 12/01/09 at 11:39 pm
Aktivistë italianë të anti-mafias kanë dhënë alarmin se bosët më të famshëm dhe gjakatarë të Cosa Nostra-s kanë tërhequr qindra admirues të rinj përmes faqes së Facebook-ut. “Fan clubi” i bosëve të burgosur të mafias, si Bernardo Provencano, i arrestuar në vitin 2006 pas afërsisht katër dekadash në ndjekje, si dhe Toto Riina, i arrestuar në 1993-in pas 24 vitesh në arrati, janë shfaqur në faqet italiane të rrjeteve sociale. Njëri nga klubet quhet “Grupi për Shenjtërimin e Bernardo Provencanos” dhe tjetri “Ata që shfaqin respekt për Toto Riinën” . Aktivistët e grupit anti-mafia ‘Libera’, janë të bindur se anëtarët e grupit të Facebook-ut pro-mafias janë vetëm të rinj. Aktivistët fajësojnë së pari kulturën që tenton lartësimin e mafias. “Fatkeqësisht na duhet të pranojmë se të gjithë ne, këtu nënkuptoj politikanët italianë si dhe institucionet e edukimit, nuk kemi arritur t’i nxjerrim jashtë loje këta heronj negativë. Përkundrazi, ata shfaqen shpesh në seriale televizive dhe filma”, u shpreh Tonino Dell’ Olio, një lider i grupit anti-mafia ‘Libera’. ‘Libera’, që do të thotë ‘Liri’ është përfshirë në shumë aktivitete anti-mafia. Njëra nga oponentet më të forta të faqes së kësaj faqeje Facebook-u është Rita Borselino, motra e gjykatësit Paolo Borselino, që u vra nga mafia pas një shpërthimi bombe në makinën e tij në vitin 1993. Vrasja ishte urdhëruar nga Riina dhe Provencano. Rita Borselino deklaroi se Italia, ashtu sic ka ligje që ndalojnë nazizmin dhe fashizmin, duhet të ketë edhe ligje që ndalojnë mbrojtjen e mafias.
Leave a Comment