ÇËSHTJA E GAZIT RREZIKON BESIMIN TE RUSIA

by DashiC on 15/01/09 at 1:24 pm

Mosmarrëveshjet e Moskës me Kievin për çështjen e gazit bëjnë që Rusia të rrezikojë cënimin e reputacionit të saj si furnizuese e besueshme me energji, deklaroi sot kancelarja gjermane, Angela Merkel.
”Besoj se ekziston rreziku që besimi te Rusia të bjerë”, deklaroi Merkel gjatë një konference të përbashkët shtypi me kryeministrin britanik, Gordon Brown.
”Nesër do të bisedoj me kryeministrin rus për këtë çështje”, shtoi ajo.
Pritet që nesër, kryeministri rus, Vladimir Putin të vizitojë Gjermaninë dhe të takohet me kancelaren Merkel.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login