ÇELEN PROGRAMET E STUDIMIT MASTER NË MËSUESI NË UNIVERSITETIN “ISMAIL QEMALI” NË VLORË

by on 11/01/09 at 1:11 pm

Në Universitetin “Ismail Qemali” në qytetin e Vlorës, nisën për herë të parë programet e studimit, master i nivelit të parë në mësuesi, për ciklin e lartë të arsimit bazë.
Rektori i këtij universiteti, prof.Tanush Shaska, tha se këto programe u hapën për degët gjuhë angleze dhe italiane, në Fakultetin e Edukimit. Sipas tij, me përfundimin e këtyre programeve studentët përfitojnë diplomë “Master i nivelit të parë(MNP) në mësuesi” për ciklin e lartë të arsimit bazë. Programet e studimit zgjasin për një periudhë 1 vjeçare dhe ato realizohen me 60 kredite. Për vitin akademik 2008-2009, në këto programe studimi janë planifikuar të pranohen 240 studentë, nga 120 për secilën degë.
Çelja e programeve të studimit master në gjuhët e huaja, konsiderohet si një moment i rëndësishëm në procesin e zhvillimit të mëtejshëm të Universitetit të Vlorës dhe shndërrimit të tij në një institucion të arsimit të lartë, të standardeve bashkëkohore. Paralelisht me këtë, po bëhen përpjekje për çeljen e programeve të studimit në nivel doktorature në degët matematikë dhe inxhinieri navale e mekanikë.
Në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë studiojnë aktualisht rreth 15000 të rinj e të reja, të cilët ndjekin 15 degë.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login