Cannavaro nuk largohet në janar

by Mimoza A on 14/01/09 at 2:16 pm

Agjenti i mbrojtësit italian, Fabio Cannavaro, thotë se klienti i tij do ta përfundojë sezonin me kampionin e Spanjës, Real Madrid.
Kontrata e Cannavaros skadon në fund të këtij sezoni dhe parashihet se lojtari do të rikthehet tek klubi i qytetit të lindjes, Napoli.
“Në fund të janarit dhe fillim të shkurtit do të ketë takim me Real Madridin për t’u siguruar se çfarë do të bëhet me të ardhmen e Cannvaros”, ka thënë agjenti i ti.
“Por, Fabio dëshiron ta përfundojë sezonin në Spanjë. Ai është i afërt me klubin, por interesimi i Napolit duhet të merret parasysh me kujdes”, ka shtuar ai.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login