Calderon sot jep dorëheqjen

by on 16/01/09 at 10:24 am

Ramon Calderon sot do të japë dorëheqjen nga posti presidentit të Real Madridit pas skandalit të fundit në lidhje me zgjedhjet e Asamblesë. Burime të tilla si “Onda Cero”, “Marca” dhe “AS”, njoftojnë se presioni nga anëtarët e ndryshëm të bordit të drejtorëve të Los Merengues ka bërë që presidenti të vendosë për largimin e tij, ndërsa nesër pritet të ndodhë edhe akti i dorëheqjes. Vendin e Calderon do ta zë zëvendëspresidenti aktual, Vicente Boluda. Dorëheqja e Calderon vjen si pasojë e skandalit që shpërtheu këto ditë, sipas të cilit jo-anëtarë të Asamblesë kanë votuar për zgjedhjen e Calderonit për president.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login