BUSH: PËRGJEGJËSIA E ARMËPUSHIMIT NË GAZA I TAKON HAMASIT

by on 12/01/09 at 6:13 pm

Presidenti amerikan, George W. Bush theksoi sot se ishte dakord me një armëpushim të zgjatur në Rripin e Gazës, por shtoi se përgjegjësia e këtij armëpushimi i takonte Hamasit.
“Jam i sigurt për një armëpushim të zgjatur dhe vendosja e këtij armëpushimi varet nga Hamasi që duhet të ndërpresë hedhjen e raketave kundër Izraelit”, deklaroi presidenti Bush, që do t’i lërë vendin e tij në Shtëpinë e Bardhë pasardhësit të tij, presidentit të zgjedhur, Barack Obama.
“Është Hamasi që duhet të bëje këtë zgjidhje”, shtoi ai.
Bush theksoi se ”mënyra më e mirë për vendosjen e një armëpushimi ishte të punonte me Egjiptin për ndërprerjen e trafikut të armëve drejt Gazës që i lejon Hamasit të vazhdojë hedhjen e raketave drejt Izraelit”

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login