BUSH I ATI KA NDËRMEND TË HIDHET ME PARASHUTË NË MOSHËN 84 VJEÇ
by Andi Bega on 11/01/09 at 9:55 pm
Ish-presidenti amerikan, George H. W. Bush siguroi sot se ka ndërmend të hidhet sërish me parashutë, megjithë 84 vitet e tij.
“Kjo nuk kërkon asgjë më shumë se sa të ngjitesh i varur pas një Kavalieri të madh të Artë. Është shumë eksituese”, tha George H. W. Bush për kanalin Fox News.
Ai u referohej anëtarëve të ekipit të parashutizimit të ushtrisë, Kavalierët e Artë. Ai do të hidhet me sa duket i lidhur pas barkut të dikujt prej tyre, ashtu siç bëri në vititn 2004, për 80-vjetorin e tij.
George H. W. Bush, që ecën me shkop për arsye të një operacioni në shpinë, shpjegoi se mendonte të jepte gjithashtu një mesazh lidhur me pleqërinë.
“Nuk do të qëndrojmë ulur pa bërë asgjë sepse jemi të moshuar e të harruar në një qoshe”, tha babai i presidentit të deritanishëm në një bisedë të rrallë me të birin.
“Mund të jesh plak dhe të bësh ende gjëra, të përfshihesh për të bërë gjëra”, tha George H. W. Bush, që drejtoi vendin nga 1989-1993.
“Mendoj se është e denjë të hidhesh nga një avion në moshën 70, 75, 80 dhe 85 vjeç”, tha i biri i tij George W. Bush duke bërë shaka, përpara se të shtonte. “Kjo më duket ide e mirë”. Por shtoi ai, “do ta kesh të vështirë të bindësh nënën”.
Leave a Comment