Braçe: Qeveria vjedh paratë eish-punëtorëve të ARMO-s

by on 09/01/09 at 9:07 pm

Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Erion Braçe, denoncoi dje vjedhjen që, sipas tij, qeveria po u bën 606 qytetarëve të Ballshit. “Është një vjedhje me përmasa të mëdha, ndaj 606 qytetarëve, kryesisht të Ballshit, të cilët prej 6 muajsh nuk u jepen 26 milionë lekë të reja ose 3 milionë dollarë”, u shpreh Braçe. Sipas tij, këta punonjës janë të njohur për të gjithë publikun dhe nga Ministria e Ekonomisë, prej të cilës vareshin deri në qershor, si kosto humane njerëzore apo çnjerëzore e privatizimit të ndërmarrjes shtetërore të tregtimit të naftës, ARMO.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login