BILANCI I OFENSIVËS IZRAELITE NË GAZA ARRIN 854 TË VDEKUR
by Andi Bega on 10/01/09 at 10:03 pm
Bilanci i të vdekurve në ofensivën izraelite në Rripin e Gazës është rritur ndjeshëm sot, duke arritur shifrën 854, pas sulmeve të tjera vdekjeprurëse dhe marrjes së trupave nga shërbimet e ndihmës, njoftuan këto shërbime.
Mes të vdekurve, 270 janë fëmijë, ndërsa 3 490 persona janë plagosur, shtoi shefi i shërbimit të urgjencës në Rripin e Gazës, Mouawiya Hassanein.
Sipas tij, pesë persona janë vrarë në mbrëmje në Beit Lahya dhe dy të tjerë në Choujaiya, një lagje në lindje të qytetit të Gazës.
Leave a Comment