BERISHA PRET PRESIDENTIN E GRUPIT AUSTRIAK “SORAVIA”, HANNO SORAVIA

by Andi Bega on 12/01/09 at 9:24 pm

Kryeministri Berisha priti sot në një takim Hanno Soravia, president i “Soravia Group”, një kompani e njohur austriake, e cila prezantoi plan-projektin për ndërtimin e një qendre turistike në zonën e Novoselës në Vlorë, me vlerë totale investimi prej 200 milionë euro.
Burime zyrtare të Kryeministrisë bënë të ditur se projekti i “Soravia Group” parashikon edhe hapjen e një shkolle për turizmin dhe nga investimi me vlerë totale që llogaritet në rreth 200 milionë euro, parashikohet krijimi i 2.000 vendeve të reja pune, me ndikim në zhvillimin ekonomik të zonës.
Gjatë takimit me Kryeministrin Berisha, përfaqësuesit e “Soravia Group” kërkuan përshpejtimin e procedurave për të vënë në zbatim projektin si dhe mbështetje me infrastrukturën lidhëse, rrjetin rrugor dhe furnizimin me energji elektrike.
Kryeministri Berisha i siguroi investitorët austriakë se do të punojë ngushtësisht me autoritetet lokale për të bërë të mundur shpejtimin e procedurave si dhe do të akordojë edhe fondet e nevojshme për zhvillimin e infrastrukturës në zonën, ku parashikohet të ndërtohet rezidenca turistike.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login