Berisha festoi në Dajt me Argitën e Shkëlzenin

by on 05/01/09 at 8:54 pm

Asnjë prej ministrave nuk u largua jashtë shtetit. Ruli e Duro, në Gjirokastër

Kabineti “Berisha” ka zgjedhur në “unanimitet” Shqipërinë
për të festuar ndërrimin e viteve. Asnjë prej qeveritarëve
nuk është larguar mbrëmjen e 31 dhjetorit nga Shqipëria, ashtu
siç ka ndodhur në vitet e kaluara.
Festa tradicionale e Vitit të Ri i ka gjetur të 16
anëtarët e kabinetit pranë familjarëve dhe të afërmve të
tyre. Kryeministri dhe pjesa më e madhe e ministrave nuk
kanë preferuar të dalin jashtë zonës së kryeqytetit,
ndërkohë që vetëm dy prej anëtarëve të qeverisë kanë festuar
bashkë me miqtë dhe familjarët në Gjirokastër. Ashtu si në
verë, edhe në dimër, Kryeministri Berisha nuk i ndahet
malit të Dajtit, ndërsa ministrat preferojnë relaksim pranë
familjarëve.Duke qenë se në 2009-ën, zgjedhjet parlamentare do t‘i mbajnë për një kohë të gjatë larg familjes, anëtarët e
qeverisë i janë përkushtuar me kohë të plotë familjarëve
dhe të njëjtën gjë kanë bërë edhe pjesa më e madhe e
deputetëve të Parlamentit.

Kryeministri

Shefi i qeverisë, Sali Berisha, së bashku me bashkëshorten, vajzën Argita, bashkëshortin e saj, Jamarbër dhe dy mbesat, kanë zgjedhur malin e Dajtit për të trokitur gotat e ndërrimit të viteve. Dashuria e pandashme e Kryeministrit për malin e Dajtit duket se nuk e ka mbajtur dot larg edhe për festat e fundvitit.

Kryeministri Berisha e ka mbyllur 2008-ën ashtu siç mbylli edhe sezonin veror të këtij viti, duke e kaluar të dielën e fundit të gushtit 2008 në Dajt, së bashku me familjen, djalin Shkëlzenin dhe miqtë e tij.

Mali i Dajtit mësohet se ka qenë zgjedhja e Kryeministrit Sali Berisha për të gjetur relaksin e ditëve të ralla ku ai qëndron larg skrivanisë së punës në Kryeministri. 2009-ta pritet të sjellë surprizat e radhës në politikë, duke specifikuar gjithashtu faktin se është edhe vit zgjedhor. Ashtu si në fundin e muajit gusht, edhe në ditën e fundit të dhjetorit, Kryeministri është parë pa kostumin zyrtar, duke festuar së bashku me familjen, duke admiruar nga pika më e lartë e Tiranës pamjen e natës së kryeqytetit në mbrëmjen e ndërrimit të viteve.

Ministrat

Ministrat Anastas Duro dhe Genc Ruli kanë zgjedhur qytetin e gurtë, duke iu larguar zhurmës së kryeqytetit për të festuar ndërrimin e viteve. Gjirokastra ka “joshur” më shumë sesa Tirana dy anëtarët e kabinetit, të cilët ishin të vetmit që janë larguar nga kryeqyteti mbrëmjen e 31 dhjetorit. Pjesa tjetër e kabinetit, si shefi i diplomacisë, Lulzim Basha, ministrat Bujar Nishani, Jemin Gjana, Lufter Xhuveli, Anila Godo, Majlinda Bregu nuk kanë preferuar të largohen nga shtëpitë e tyre në Tiranë për të pritur vitin më dinamik të politikës, e cila ka në fokusin kryesor zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të qershorit 2009. Zgjedhjet e ardhshme parlamentare kanë detyruar ministrat që t‘i përkushtohen familjes, të cilën do ta lënë pas dore në gjashtëmujorin e parë të vitit 2009, për shkak të zgjedhjeve parlamentare. Jo vetëm ministrat, por edhe një pjesë e mirë e politikanëve shqiptarë nuk kanë preferuar të dalin jashtë kufijve të Shqipërisë më datat 31 dhjetor dhe 1 janar. Më 30 dhjetor, shefi i qeverisë ka organizuar një drekë me të gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar pranë vilës 31.

Share and Enjoy:
  • Digg
  • Sphinn
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Mixx
  • Google Bookmarks

Leave a Comment

Login